Liga më e fortë e Maqedonisë së Veriut në futboll, nga java në javë po vjen e e bëhet më interesante, duke u afruar me pikë si ekipet që po pretendojnë kreun, gjithashtu edhe për ato që dëshirojnë të ikin nga fundi, njofton Telegrafi.
Java e dymbëdhjetë e luajtur në mesjave tregoi se nuk ka favorit dhe se të gjitha ekipet kanë forcë për të befasuar. Kështu ndodhi në Ohër, ku Voska Sport ka marrë fitore ndaj ekipit të FC Shkupi, që para fillimit të ndeshjes ishte favorit për fitore. Voska jo vetëm që mori tri pikë, por edhe fitoi bindshëm me rezultat 3-1 dhe tani ka lënë pas vete Tikveshin dhe Vardarin në dy pozitat e fundit.
Në anën tjetër Shkëndija e Tetovës i është kthyer fitores, kësaj radhe ka mundur Besën e Dobërdollit dhe me tri pikë të fituara i është afruar liderit të tabelës, Rabotniçkit në vetëm një pikë diferencë dhe kjo ka bërë që gara për kreun të vazhdojë të jetë edhe më e zjarrtë. Dhe pikërisht dueli i javës së 13-t, do të jetë një derbi i vërtetë kur Shkëndija të udhëtojë në Shkup për tu përballur me Rabotniçkin, skuadër kjo që ende nuk e ka shijuar disfatën dhe pas barazimit ndaj Sileksit në mesjavë mbanë kreun e renditjes.
Edhe ekipi i Strugës në javën e 12-të ka marrë pikë të plota, në ndeshjen e luajtur në Shtip ku për kundërshtarë e kishte Tikveshin. Për Strugën ishte kjo fitore me mjaft vlerë që të mbajë hapin me ekipet kryesuese.
Befasi ka qenë barazimi i Gostivarit ndaj Pelisterit. Skuadra shqiptare shihej si favorit absolut në këtë përballje, por për gjatë gjithë lojës, sulmuesit e saj nuk arritën që të qajnë “murin” mbrojtës të lojtarëve nga Manastiri dhe ndeshja u mbyll në barazim, e që ky rezultat ka lënë Gostivarin në tri pikë diferencë me liderin. /Telegrafi/
Nuk kanë fund lajmet e këqija për Realin, braziliani do t...
Nis takimi i Osmanit me presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyo...
Rezultati negativ ndaj Man Cityt mund t’i kushtojë me ...
Për një javë, policia në rajonin e Ferizajt shqiptoi mbi 150...
Kurti u takua me autorin, gazetarin dhe producentin radiofon...
Flick konfirmohet rikthimin e Ter Stegenit, por ka një lajm ...