Pothuajse asnjë institucion nuk respekton ligjin për punësimin e personave me nevoja të vecanta. Ligji parasheh që çdo i 50 punëtor të jetë i kësaj kategorie. Por, kjo mendësi mund të ndryshojë nëse në sistemin e drejtësisë hyjnë njerëz të rinj.
Njëra prej tyre është Marigona Përvetica, studente e Jurudikut. Ajo premton se nëse bëhet Prokurore punën e parë do ta ketë korrigjimin e padrejtësive ndaj personave me nevoja të veçanta.
Marigona Përvetica si studente e fakultetit juridik, synon që në të ardhmen të bëhet një prokurore e suksesshme. Ajo thotë se do të dëshironte të fokusohej tek të drejat e personave me aftësi të kufizuara. E, posaçërisht te zbatimi i ligjit për këtë kategori të shoqërisë, raporton T7.
Marigona ka një kërkesë kundrejt institucioneve të vendit.
Si një person me shtat të shkurtër, ajo thotë se deri më tani ka hasur në disa vështirësi.
24- vjeçarja bënë thirrje tek gjithë shoqëria që mos t’i paragjykojë njerëzit me aftësi të kufizuara, kjo pasi që do t’i lëndonte edhe më shumë ata.
Përvetica përveç angazhimeve në fakultet mirret edhe me aktivitete tjera.
Asaj tanimë i është besuar roli kryesor në një film i metrazhit të gjatë, i cili prek shumë tematika e që në përgjithësi prek jetën sociale të njeriut.
Marigona shpreson se me të mbaruar studimet do të sigurojë një vend pune, në mënyrë që edhe ajo të japë kontributin për vendin e saj.
Kush është Peter Magyar, që rrëzoi Orbanin pas 16 vitesh në ...
Pacolli: Humbja e Viktor Orban shënon fundin e një kapitulli...
Ismail Qemali e Nënë Tereza shfaqen në sheshin më të famshëm...
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Skender Dvorani
Macron e uron Magyarin për fitoren: Të ecim bashkë drejt një...
U deklaruan miq të ngushtë, por Ludo Lee thotë se nuk ka kon...