Anthony Joshua fitoi duelin ndaj Kubrat Pulev me TKO në raundin e nëntë.
Britaniku tregoi edhe njëherë se e meriton të jetë kampion.
Edhe pse dukej se Kubrat Pulev do të hynte furishëm në duel, Anthony Joshua nuk lejoi befasi as kësaj radhe.
Joshua e rrëzoi dy herë Pulev, deri sa në roundin e nëntë e nokautoi dhe dueli mbaroi.
Tani fokusi është tek unifikimi i titujve, pra ndeshja me bashkëkombësin Tyson Fury.
Nuk vonoi shumë, në fakt pak minuta pas meçit, Fury reagoi në rrjetin e tij social Instagram.
“Ja ku e keni, të gjithë, Anthony Joshua e bëri në TV. Dhe thotë se e deshi duelin ndaj meje, por u fsheh në shkurre”, tha Fury.
“Unë e dua këtë ndeshje, dua të ndeshem me të dhe do ta nokautoj brenda dy raundeve, mezi pres ta nokautoj”, tha ai.
“Anthony Joshua është vetëm qështje kohe, do të të rrah ashtu si Deontay Wilder”, tha Tyson Fury, duke aluduar në ndeshjen e ardhshme ndaj Anthony Joshuas./lajmi.net/
Irani godet bazën ajrore amerikane në Katar
Përleshje mes dy personave në Fushë-Kosovë pas një mosmarrëv...
Vdes në QKUK personi që u vetaksidentua muajin e kaluar në a...
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë për kalim ilegal të kufi...
Ministri izraelit jep urdhër: Të eleminohet udhëheqësi i ri ...
“A është kjo foto shumë e fortë?”, Griezmann i hakmerr...