Arthur Melo nuk po arrinë të përshtatet në kampionatin italian dhe pritet të largohet në merkaton e janarit, për t’u rikthyer sërish në La Liga, aty ku spikati me fanellën e Barcelonës.
Sipas mediave italiane, mesfushori brazilian nuk bën pjesë në planet e Allegrit dhe po studion mundësine e rikthimit në Spanjë, aty ku do ta mirëpriste skuadra e Sevillas, pasi Julen Lopetegui ka shumë simpati për të.
Megjithatë, problem mbetet çmimi i kartonit të Arthur, pasi Juventusi e vlerëson rreth 35 milionë euro, ndërsa klubi andaluzian nuk dëshiron të shkojë përteh 20-25 milionë euro dhe këmbëngul për një huazim 6-mujor me të drejtë blerjeje verën e ardhshme.
Arthur Melo u transferua te Juventus verën e vitit 2020 nga Barcelona për 72 milionë euro./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër