“Nuk po më pritet – Neymar-Messi-Mbappe”

09:10 | 11 Gusht 2021
A Z

Neymar Junior vazhdon të jetë aktiv në Instagram për transferimin e Lionel Messit.

Personi më i lumtur në Paris Saint Germain për transferimin e Leo Messit, padyshim që është Neymar Junior.

Ai nuk po mundet ta përshkruajë gëzimin që të luajë sërish me shokun e ngushtë, me të cilin fitoi gjithçka te Barcelona.

Neymar ka publikuar sërish në Instagram një foto të prezantimit të Leo Messit. Ai ia ka bërë share fotos së (gabrielmedina), ku shkruan; “Nuk po më pritet”.

Gjithashtu aty shkruan “Neymar-Messi-Mbappe”, duke i paralajmëruar të gjithë për treshen e frikshme që do të jetë sezonin e ardhshëm, gjithashtu kjo shërben edhe si një mesazh se Mbappe s’do të shkojë këtë verë në Madrid./express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme