Pas një sezoni jo fort të mirë që pati sezonin e kaluar, Erling Haaland është rikthyer në një ‘bish’ të vërtetë këtë fillim edicioni.
Sulmuesi norvegjez është vendimtar në secilën prej ndeshjeve të Manchester Cityt, shkruan Arbresh.info.
Kështu ishte edhe mbrëmë në përballjen e Ligës së Kampionëve me Villarealin në Spanjë. 25-vjeçari shënoi golin fillestar në fitoren 0-2.
Kjo ishte ndeshja e 12 me radhë që Erling Haaland nuk dështon të shënoj gol, duke marrë parasysh edhe ndeshjet me kombëtare.
Përgjatë kësaj periudhe me klube e kombëtare ai ka realizuar 22 gola.
Ndërkohë vetëm me Manchester Cityt këtë edicion gjithsej i ka luajtur 11 sfida ku ka realizuar 15 gola si dhe ka dhuruar një asistim.
Nëse vazhdon me këtë formë deri në fund të sezonit, norvegjezi padyshim që do të jetë favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë./Arbresh.info
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme