Ndeshja e njohur si El Clasico mes Barcelonës dhe Real Madridit e zhvilluar në Las Vegas në mëngjesin e sotëm nuk ka përfunduar pa tensione.
Barcelona ka fituar El Clasicon e parë të sezonit ndaj Real Madridit me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e zhvilluar në ‘Allegiant Stadium’.
Por jo gjithçka shkoi mirë në këtë El Clasico.
Ndeshja u përshkua edhe me tensione dhe rasti që vlen të permendet është ai i fundit të pjesës së parë.
E gjitha erdhi pas një ndërhyrje të Sergio Busquets e pastaj të Jordi Alba gjatë një sulmi të Rodrygo Goes, me brazilianin që reagoi me zemërim dhe bëri që të krijohet një tollovi e madhe.
Megjithatë, gjithçka përfundoi pa ndonjë ekses të madh dhe vetëm Alba përfundoi i ndëshkuar me të verdhë shkaku i ndërhyrjes. /arbresh.info/
Things are heating up in El Clásico! ? pic.twitter.com/sAO84GvCvV
— FOX Soccer (@FOXSoccer) July 24, 2022
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...