Humbja e mbrëmshme nga Greqia i ka dëshpëruar tej mase tifozët e Kosovës.
Mirëpo, është dikush që iu ka dalë në krahë atyre.
Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Twitter” ka shkruar se lojtarët e Kosovës duhet t’i duam në secilën situatë, jo vetëm kur fitojnë dhe kur janë në formë kulmore.
Sipas tij, nuk bën që vlerësimi i përgjithshëm për lojtarët “Dardanë” të bëhet për një humbje.
“Kur e patën dënu Rangers për financa skuadra ka ra në Ligën e katërt. Tifozat i kanë dasht edhe në Ligë të katërt. Nuk mundesh me i qu në qiell të enjtën e me i fundos të dielen. Duhet me dasht edhe kur hupin. Mundemi me thënë skanë lujt mirë por jo me thënë skanë zemër”, ka shkruar Ahmeti.
Kosova e nisi kampanjën e re në Ligën e Kombeve me fitore ndaj Qipros, ndërsa më pas u mposht nga Greqia.
Të enjten, Verdhekaltrit do ta presin Irlandën e Veriut në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa maratonën e katër ndeshjeve të këtij muaji do ta mbyllin me duelin e dytë ndaj grekëve, të cilin do ta luajnë të dielën në Athinë. /arbresh.info/
Trump thotë se Venezuela do të fitojë më shumë para nën drej...
Trump: Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Prattipati: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë...
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos