Chelsea nuk ka arritur më shumë sesa një barazim kundër Southampton.
Ndonëse ishte dy herë në epërsi në ndeshjen kundër Southampton, Chelsea ka arritur vetëm një barazim me rezultatin 3:3.
Timo Werner hapi serinë e golave në këtë takim, kur në minutën e 15’ shënoi për rezultatin 1:0, shkruan lajmi.net.
I njëjti lojtar vërtetoi formën e tij të lartë duke tundur rrjetën edhe në minutën e 28’ të ndeshjes.
Mysafirët reaguan me anë të Ings për të ngushtuar epërsinë në 2:1, kur luhej minuta e 43’.
Adams barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 57’, por gëzimi nuk zgjati shumë për mysafirët, pasi vetëm dy minuta më vonë, mesfushori gjerman, Kai Havertz, shfrytëzoi asistimin e bashkëkombësit të tij, Timo Werner, për rezultatin 3:2.
Kur mendohej se Chelsea po merrte tri pikët e radhës, në skenë doli Vestergaard, me golin e minutës së 92’, për rezultatin 3:3 dhe për një pikë të madhe të Southampton.
Kujtojmë se në këtë ndeshje, për Chelsea regjistroi debutimin edhe Hakim Ziyech, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 72’.
Me këtë barazim, Chelsea mori pikët e teta në pesë ndeshjet e para, kurse Southampton shkon në shtatë pikë.
Qeveria e kryeministrit Radev merr votëbesimin nga parlament...
Një burrë gjendet pa shenja jete në Suharekë, rasti po hetoh...
Rooney shpërthen ndaj Tuchel: Lënia jashtë e Arnold është e ...
Vrasja e 66-vjeçarit në Sarandë, pesë të arrestuar
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin në rastin e mashtrimit ...
Evropa punon, Kosova pushon – institucionet e vendit mbyllen...