Përvojë e keqe për futbollistin suedez, Aleksandër Isak.
Të enjten e kaluar, siç raporton “The Sun”, sulmuesit të Newcastle i kanë grabitur banesën në shtëpinë e tij në qytetin e Newcastle.
Mësohet se kriminelët kanë mundur t’i marrin një makinë, e cila më pas u braktis disa kilometra larg shtëpisë.
Nuk specifikohet nëse lojtari apo anëtarë të tjerë të familjes së tij kanë qenë të pranishëm në momentin e hyrjes së hajdutëve në shtëpi.
Nuk është hera e parë që ndodh me futbollistët e Newcastle.
Këtë vit e ka pësuar edhe Joelinton, disa javë më parë.
Në Angli, këtë sezon, Jack Grealish, Raheem Sterling dhe Alex Oxlade-Chamberlain kanë qenë viktima të vjedhjeve të banesave të tyre.
‘Shpërthen’ Real Madridi, gjashtë gola ndaj Monacos – Debuti...
Vidhte portofole me para nga kamionët e parkuar në Lipjan, a...
Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë ...
200 vjet nga “hello”! Si ka evoluar gjuha e përshëndetjeve d...
Kurti ngushëllon familjen Mazrekaj për vdekjen e nënës së dy...
KEK rikthen në operim Njësinë B2, forcohet stabiliteti i sis...