Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho insiston se këtu “nuk ka shans” që David de Gea të largohet nga Old Trafford gjatë merkatos verore të transferimeve.
De Gea është duke hyrë në vitin e tij final të kontratës, megjithëse klubi ka gjithashtu opsionin për të vazhduar marrëveshjen e tij deri në verën e vitit 2020, transmeton portali arbresh.info.
Real Madridi vazhdon të përflitet rreth transferimit të reprezentuesit spanjoll, i cili ishte afër transferimit në Bernabeu në vitin 2015 para se gjithçka të dështonte për shkak të një problemi teknik.
E ardhmja e 27-vjeçarit ka qenë sërish subjekt i spekulimeve, por Mourinho u ka thënë gazetarëve në një konferencë për shtyp para ndeshjes të së dielës kundër Arsenalit që “nuk ka shans” që portieri të largohet.
De Gea ka mbajtur portën e pastër 17 herë brenda 34 ndeshjeve në Premierë Ligë gjatë sezonit 2017/18./arbresh.info/
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu