Interi thuhet të jetë ende në garë për të nënshkruar me mesfushorin Luka Modric nga Real Madridi gjatë merkatos së ardhshme të muajit janar. Si të financuar nga investitorë të pasur, Interi aktualisht synon rinovimin e skuadrës së tyre dhe Modric është parë si shënjestra e tyre kryesore për transferim.
Interi tashmë ka në duar bashkëlojtarin e Modricit te skuadra kombëtare, Ivan Perisic, por dëshiron të shtojë një tjetër reprezentues kroat në mesfushën e tyre, transmeton portali arbresh.info.
‘Corriere dello Sport’ pretendon se Real Madridi mund të jetë i gatshëm për të ndarë rrugët me lojtarin e talentuar vitin e ardhshëm për shkak se gjiganti spanjoll synon gjithashtu për të rindërtuar skuadrën e tyre duke sjellë futbollistë të rinj dhe të talentuar.
Interi ka qenë në garë për nënshkrimin e disa top lojtarëve dhe kanë qenë pas shërbimeve të Modricit që disa vite, por ata nuk ishin në gjendje të ofrojnë shumën e atëhershme që Real Madridi kërkonte prej 60 milionë euro për kroatin.
Modric, i cili ka edhe 18 muaj të mbetur në kontratën e tij në Real Madrid, thuhet se dëshiron transferimin te një top klub para se t’i jap fund karrierës së tij profesionale.
Ai ka lënë të kuptohet se do t’i pëlqente edhe rikthimi në Premierë Ligë, ku më parë ka luajtur te Tottenham Hotspuri./arbresh.info/
Reagon Agim Musshabanaj, prindi që u sulmua nga djali në Deç...
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...
Daçiq jep versionin e Serbisë për arrestimin e Lozhanit, MPB...
Atalanta kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, fiton bi...
Amerikanët trajnojnë ushtarët e Kosovës dhe Shqipërisë për i...