Juventusi nuk ka shtruar ofertë për sulmuesin e Chelseas, Alvaro Moratan.
Raportet në Itali pretenduan më herët se Juventusi ka shtruar një ofertë të jashtëzakonshme për të siguruar nënshkrimin me të fillimisht në formë huazimi për tri vite para blerjes së obligueshme prej 55.8 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, ‘Goal’ raporton që gjiganti italian nuk ka shtruar ofertë zyrtare, por mund të rishqyrtoj situatën kur të ardhmet e Massimiliano Allegrit dhe Antoine Contes të zgjidhen.
Përveç kësaj, Chelsea nuk lejon largimin e Moratas për një shumë më të vogël se ajo prej 60 milionë funta me të cilën nënshkruan me të gjatë vitit të kaluar.
Morata ka realizuar 11 gola brenda 29 ndeshjeve në Premierë Ligë këtë sezon te “Blutë”./arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...