Vedat Muriqi humbi dy ndeshjet e fundit të Kosovës dhe vazhdon të mbetet jashtë linjave edhe te Fenerbahce si pasojë e lëndimit.
Sulmuesi nga Prizreni nuk është ende i gatshëm për rikthim në fushë dhe do t’i mungoj Fenerbahces në ndeshjen e ardhshme në Superligë katër ditë më vonë kundër Yeni Malatysporit, shkruan portali arbresh.info.
Sipas një postimi në rrjete sociale nga gazetari Yagiz Sabuncuoglu, Vedat Muriqi ka “hematoma” në kyçin e dorës dhe për këtë problem “nuk ka ndonjë kurë të veçantë”.
“Vedat Muriqi ka ‘hematoma’ në kyçin e dorës, gjë që do të thotë se gjaku i është akumuluar në zonën e lënduar. Nuk ka trajtim të veçantë për këtë. Ata janë duke pritur që gjaku të zhduket. Ekipi teknik dhe ekipi mjekësor nuk dëshirojnë të marrin ndonjë rrezik e Vedatin. Gjendja e tij do të monitorohet deri në ditën e ndeshjes”, shkruan gazetari i HaberGlobal në llogarinë e tij në Twitter.
Muriqi u lëndua në ndeshjen kundër Kasimpasas në fillim të këtij muaji dhe pavarësisht ftesës dhe arritjes së tij në Prishtinë, 25-vjeçari nuk ishte në gjendje t’i ndihmojë në fushë “Dardanët” duke u rikthyer në Stamboll për trajtim.
Shpresojmë se lëndimi të mos ketë ndikim në formën e jashtëzakonshme të Muriqit dhe sulmuesi të kthehet sa më shpejtë në linjën startuese të klubit./arbresh.info/
Vedat Muriç'in dönen bileğinde 'hematom' var yani sakatlanan bölgede kan birikmiş durumda. Bu durumun özel bir tedavisi yok. Toplanan kanın dağılmasını bekliyorlar. Teknik heyet ve Sağlık ekibi Vedat konusunda risk almak istemiyor. Maç gününe kadar durumu izlenecek.
— Yağız Sabuncuoğlu (@yagosabuncuoglu) November 20, 2019
https://twitter.com/TFFSuperLig/status/1197217707583782915