Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka zbuluar ndjenjat e tij pas triumfit në La Liga për edicionin 2024/25.
Barcelona fitoi mbrëmë (e enjte) ndaj Espanyolit me rezultat 0-2 për të fituar matematikisht titullin për këtë edicion, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur.
“Ndihemi vërtet si një familje e vërtetë. Ata më ndihmuan të jem i lumtur dhe të punoj me këtë pasion. Nuk jam ndjerë kurrë kështu më parë”, ka thënë fillimisht Flick në konferencën e tij të parë për shtyp si kampion i La Ligës.
Flick vazhdoi të përshkruante pikën kulmore të sezonit me një fjali të vetme.
“Vendimi më i vështirë i këtij sezoni ishte vendimi për portierin”, tha gjermani.
“Ndeshjet kundër Real Madridit kanë qenë më të mirat e sezonit. Momenti më emocional gjatë këtij sezoni ishte humbja e Dr. Minarro. Ne nuk e kemi harruar atë. Ai do të ketë gjithmonë një vend në zemrat tona”.
“Tani mund të kënaqem, gjatë ndeshjeve jam gjithmonë nën stres… Tani do të jem i qetë”, përfundoi trajneri i Barcelonës, duke qeshur.
Ajo që Flick arriti me Barcelonën këtë sezon është vërtet e jashtëzakonshme. Në fillim të sezonit, askush nuk i dha Barcelonës një shans pasi Xavi u shkarkua dhe u soll vetëm një lojtar me shumë para. /Telegrafi/
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: Shteti që e...
Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK