Alexis Sanchez ka zbuluar qenët e tij në Instagram me fanella të reja të Manchester United.
Momenti i shumë pritur në merkaton e transferimeve të muajit janar tashmë ka ndodhur për “Djajtë e Kuq” dhe Alexis Sanchez nuk ka humbur kohë duke i blerë qeneve të tij fanella të Manchester United, transmeton portali arbresh.info.
Dyshja e famshme, Atom dhe Umber, janë bërë pjesë e shakave të ndryshme nga tifozët e Arsenalit, por tani ata shihen se kanë fanellat e tyre të reja.
Sanchez aktualisht është duke jetuar në një hotel në Manchester United ku është duke shpenzuar kohë me qenët e tij.
Kiliani me kënaqësi ka fotografuar ata me fanellat e “Djajve të Kuq” duke i shpërndarë në llogarinë e tyre zyrtare në rrjetin social Instagram./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...