Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka vlerësuar maksimalisht Arsenalin para përballjes së rëndësishme që i pret në “Etihad”, duke e cilësuar si një nga sfidat më të vështira në Evropë.
Në një intervistë për Sky Sports, Guardiola theksoi formën e jashtëzakonshme të londinezëve në të gjitha garat.
“Pyetja e kësaj jave është se do të përballemi me një skuadër që në 49 ndeshje ka humbur vetëm tri. Në ndeshjet e Ligës së Kampionëve nuk kanë humbur asnjëherë. I kanë fituar pothuajse të gjitha, përveç një barazimi”.
Ai rikujtoi edhe përballjet e kaluara mes dy ekipeve, duke nënvizuar vështirësinë e dueleve të tilla.
“Kur luanim në Carabao Cup ishim jo-favorit, askush nuk vinte bast për ne. Kjo tregon nivelin e sfidës”.
“Kam shumë respekt për Arsenalin – për atë që kanë bërë në dy apo tre vitet e fundit. Trajneri, lojtarët dhe cilësia e tyre. Mënyra si garojnë në çdo situatë është diçka që duhet ta kemi parasysh”.
Sipas Guardiolës, Arsenali mund të konsiderohet aktualisht si skuadra më e fortë në Evropë.
“Ata kanë qenë skuadra më e mirë në këtë vend dhe në Evropë deri tani”.
“Të mundësh Arsenalin një herë është shumë e vështirë, imagjino dy herë brenda pak javësh. Duhet të pushojmë, të përgatitemi dhe të kuptojmë saktë çfarë duhet të bëjmë”.
Ndërkohë, përballja mes Man Cityt dhe Arsenalit do të zhvillohet të dielën e ardhshme në “Etihad”, aty ku do të vendoset titulli i kampionit në Angli./Telegrafi/
Presidenti Thaçi për FAZ: “Si qytetar i lirë i Kosovës, do t...
Rogerti betohet në kryq, kërcënon Mateon: U bëj thirrje shok...
Dogana e Shqipërisë kufizon qarkullimin e kamionëve drejt Ma...
Mbretëria e Bashkuar mund të adoptojë rregullat e tregut të ...
CNN: Humbja e Orbanit në Hungari, sinjal për rënien e populi...
Deputeti i LVV-së optimist për presidentin: Brenda afatit ku...