Interi do të tentoj sërish për të joshur fituesin e Topit të Artë, Luka Modricin, për largim nga Real Madridi në fund të sezonit.
“Nerazzurrët” nuk i kanë mbajtur sekret përpjekjet e tyre pasi Kroacia arriti në finale të Kampionatit Botëror dhe kjo e ka penguar Real Madridin, që ka kërcënuar ata për raportin te FIFA për tentimet e tyre ilegale, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport së fundmi nga gazeta spanjolle ‘Marca’, Interi do të përpiqet sërish gjatë verës së vitit 2019 për të nënshkruar me ta me drejtorin e ri Beppe Moratta që do të udhëheq negociatat.
Marotta ndihmoi në kalimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi në Juventus dhe besohet se ai mund të sigurojë një marrëveshje edhe për yllin tjetër të ‘Los Blancos’.
Interi kishte në plan për t’i ofruar një pagë 10 milionëshe në kontratën katër vjeçare si dhe kalimin te klubi i tyre në Kinë, Jiangsu Suning për dy vite të tjera./arbresh.info/
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...