Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka paralajmëruar se ndeshja e Juventusit kundër Venezias nuk do të ishte e lehtë, pasi bardhezinjët kërkojnë fitoren e katërt radhazi me portën e paprekur.
Venezia aktualisht është në vendin e 16-të në tabelën e ligës dhe mund të jetë mjfat e lehtë t’i nënvlerësosh ata për shkak të kësaj.
Allegri është shumë i njohur me përballjem me klube që nuk janë aq lart në tabelën e Serie A dhe paralajmëron se Venezia do t’i japë ekipit të tij një ndeshje të mirë.
“Do të jetë një lojë e komplikuar, Venezia ka shënuar shumë gola në shtëpi”, tha Allegri në një konferencë për shtyp përmes “Football Italia”.
“Ne duhet t’i respektojmë ata dhe të kemi të njëjtin mentalitet. Duhet të kemi qasje të drejtë dhe nëse i përputhemi fizikisht, do të dalin në pah cilësitë tona teknike”.
“Nuk do të jetë e letë. Fusha duket më e vogël dhe asnjë nga lojtarët tanë nuk ka luajtur ndonjëherë atje përveç, Chiellinit dhe meje, shumë vite më parë”.
“[Paolo] Zanetti meriton lëvdata sepse Venezia luan shumë mirë, do të jetë e rëndësishme të kthehemi në shtëpi me tre pikë”, ka përfunduar tekniku italian.
Juventus do të jetë mysafir i Venezias të shtunën, në ndeshjen e cila do të zhvillohet në kuadër të xhiros së 17-të të Serie A./Arbresh.info
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...