Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka folur pas ndeshjes ndaj Trepçës ’89, të cilën e fituan me rezultat 3-1.
Nuhiu ka thënë se rezultati nuk ishte real për shkak se Trepça ’89 bëri një paraqitje të mirë, por shtoi se skuadra e tij ishte më e mirë.
Drita me fitoren ndaj Trepçës ’89, përforcon kreun, ku tani me 24 pikë është lider.
“Realisht, ishte një ndeshje e mirë dhe dinamike. Rezultati nuk ishte real sepse Trepça ’89 bëri një paraqitje të mirë, por portier Faton Maloku ishte fantastik”.
“Dy skuadrat luajtën një lojë të mirë dhe në fund fitoi ekipi më i mirë. Jam i lumtur për këtë fitore, e cila është meritë e të gjithë futbollistëve”.
“Po luajmë mirë dhe kjo është e rëndësishme”, ka thënë Nuhiu. /Telegrafi/
Kurti takohet me Plenkoviq në Konferencën e Sigurisë në Myni...
Britania, Gjermania dhe Franca forcojnë bashkëpunimin në fus...
Deputeti i VV’së: Mund të ketë emër tjetër për president për...
Plagoset një person në Mitrovicë
Deputeti kanadez uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...