Gjilani luan nesër ndeshjen e radhës ndaj Prishtinës në kryeqytet, në kuadër të xhiros së 34-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Para ndeshjes sot në konferencë për media ka folur trajneri gjilanas, Ardian Nuhiu, shkruan Arbresh.info.
Ndër të tjera ai ka thënë se futbollistët e tij duhet të luajnë me grintën e Oltion Bilallit, futbollistit i cili pësoi dëmtim të rëndë me Malishevën.
“Nesër gjithë futbollistët dua t’i shoh në fushën e lojës me zemrën dhe grintën e Oltit”, tha ai.
Gjilani po lufton për një pozitë në Evropë, ku ka 46 pikë dhe është i pesti në tabelë, ndërsa Prishtina është një pozitë më poshtë me 44 sosh./Arbresh.info
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...