Drita ka arritur një tjetër fitore ndaj Malishevës, e dyta këtë edicion ndaj debutuesve në BKT Superligë.
Gjilanasit kanë triumfuar me rezultat minimal 1-0, falë një autogoli nga Vitija i mysafirëve.
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka mbetur i kënaqur me pikët e fituara, por ka vlerësuar edhe kundërshtarin që bëri një ndeshje të mirë.
“Kemi bërë një paraqitje në anën defensive dhe lojtarët kanë qenë të përgatitur mirë për këtë ndeshje. Vlerësoj edhe lojën e mirë të kundërshtarëve, pasi me kundërsulme kërkonin të dilnin në fazën e sulmit”.
“Ne kemi qenë të kujdesshëm në këtë ndeshje, por ne po na penalizon edhe fusha, megjithatë merita ka edhe kundërshtari”, tha Nuhiu.
Tutje trajneri i Dritës ka folur edhe për futbollistët e tij që gradualisht po futen në grup dhe po rimarrin formën.
“Kemi marrë shumë lojtarë të rinj dhe kam qenë i vetdijshëm se me kohë do të vije edhe inkuadrimi i tyre në grup. Por me gëzon edhe fakti se të gjithë janë mirë”, tha Nuhiu.
Drita pas 12-të xhirove ndodhet në vendin e parë me 22 pikë, por me një ndeshje me shumë se Ballkani dhe Drenica të cilat i zhvillojnë nesër./telegrafi/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...