Stoke City ka shënuar fitore me rezultat minimal 1 me 0 në ndeshjen ndaj Arsenalit.
Skuadra e Mark Hughes regjistroi tri pikët e para të këtij sezoni në Premierë Ligë falë golit nga sulmuesi Jese, i cili shënoi në debutim, shkruan portali arbresh.info.
Lexo edhe: Stoke City fiton ndaj Arsenalit falë golit nga Jese (VIDEO)
Portieri i Stoke Cityt, Butland është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. Pas performancës së jashtëzakonshme ndaj “Topçinjve”, portieri është vlerësuar me notën 8.9.
Sulmuesi qendror i Arsenalit, Alexandre Lacazzette është lojtari me notën më të dobët. Reprezentuesi francez është vlerësuar me notën 5.8.
Granit Xhaka është vlerësuar me notë 6.5, Shkodran Mustafi me notën 6.7, ndërsa Xherdan Shaqiri është vlerësuar me notën 6.2./arbresh.info

Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...
Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet për keqtrajtim ...
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...