AS Roma ka siguruar vetëm një pikë në ndeshjen si nikoqir kundër Sassuolos.
Gjiganti italian ka barazuar 1 me 1 në takimin e xhiros së 19-të në Serie A të zhvilluar në Olimpico pasditen e sotme (e shtunë) kundër skuadrës së Giuseppe Iachinit, shkruan portali arbresh.info.
https://twitter.com/ASRomaEN/status/947133586762854400
Mbrojtësi i Sassuolos, Francesco Acerbi është lojtari me notën më të lartë në këtë ndeshje. Mbrojtësi qendror është vlerësuar me notën 7.9 për paraqitjen solide kundër skuadrës së Eusebio Di Francescos.
Me notë të lartë te skuadra mysafire është vlerësuar autori i golit të barazimit, Simone Missiroli (7.8).
Portieri i Sassuolos, Consigli është lojtari me notën më të dobët të ndeshjes (6.3)./arbresh.info/

Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...