Chelsea me një fitore të thellë kundër PAOK-it ka regjistruar tri pikë të tjera në Evropa Ligë.
Gjiganti anglez mposhti me rezultat 4 me 0 skuadrën greke në takimin e zhvilluar mbrëmjen e sotme (e enjte) në kuadër të xhiros së pestë në fazë të grupeve, shkruan portali arbresh.info.
Callum Hudson Odoi është lojtari me notën më të lartë të këtij takimi të dominuar plotësisht nga nikoqirët.
Anësori në sulm i “Bluve” është vlerësuar me notën 9.6 pas peformancës së shkëlqyer në Stamford Bridge duke krijuar një asistim dhe një duke shënuar edhe një gol pas një ore lojë.
Mesfushori Cesc Fabregas, i cili krijoi dy asistime të bukura për skuadrën e Maurizio Sarrit, është vlerësuar me notën 9.0.
Me notë të lartë është vlerësuar edhe sulmuesi qendror Olivier Giroud (8.6) pas dy golave (27′, 37′).
Alvaro Morata, i cili u inkuadrua në fushë gjatë pjesës së dytë, është vlerësuar me notën 7.2 pas golit të shënuar vetëm tre minuta pas inkuadrimit.
Lojtari me notën më të dobët është mbrojtësi Yevhen Khacheridi (5.3) që u ndëshkua me karton të kuq vetëm pas shtatë minuta lojë./arbresh.info/

Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin