Arsenal nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë kundër Norwich Cityt.
“Topçinjtë” kishin tërë dominimin e ndeshjes, mirëpo në fund ndeshja përfundoi me rezultat 2-2, transmeton portali arbresh.info
Golin e parë e shënoi Teemu Pukki në minutën e 21-të ndërsa pas tetë minutave Aubameyang barazoi shifrat pasi nuk dështoi nga pika e bardhë.
Vendasit kaluan përsëri në epërsi përmes Todd Cantwell, i cili shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë.
Heroi për mysafirët ishte Aubameyang i cili barazoi rezultatin në minutën e 57-të, rezultat me të cilin përfundoi ndeshja.
Arsenal për momentin është në vendin e tetë me 19 pikë, ndërsa Norwich mbetet në zonën e barazhit në vendin e 19-të me vetëm 11 pikë./arbresh.info
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...
Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...