Nora Gjakova ka arritur njërin prej sukseseve më të mëdha në karrierë kur të martën fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos.
Në Botërorin 2021 që po mbahet në Budapest, Nora garoi në kategorinë deri 57 kilogramë dhe ka pasur një ditë të madhe.
Për të është medalja e parë në Kampionate Botërore dhe për medaljen e bronztë, xhudistja 28-vjeçare e mposhti serben Marica Perishiq.
Nora e nisi ditën me fitoren ndaj polakes Julia Koëalczyk, ndërsa më pas mposhti holandezen Sanne Verhagen dhe rusen Anastasiia Konkina.
Një moment pakujdesie i kushtoi në gjysmëfinale ndaj kanadezes Jessica Klimkait, e dyta në ranglistën botërore.
Nora Gjkova ka kohë që paraqitet në nivelin më të lartë botëror, ku aktualisht është e katërta në ranglistën botërore.
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje