UEFA ka bërë nominimet lojtarëve dhe trajnerëve më të mirë të vitit.
Në listën e tre trajnerëve të nominuar ishin, Pep Guardiola, Roberto Mancini dhe Thomas Tuchel.
UEFA tani ka publikuar listën edhe të tre të nominuarve për lojtarin më të mirë të vitit, duke zgjedhur tre mesfushorë.
Kevin De Bruyne (Man City), N’Golo Kante (Chelsea) dhe Jorginho (Chelsea) janë tre të nominuarit për çmimin e më të mirit të vitit nga UEFA.
Që të tre kishin arritur mjaft suksese me skuadrat e tyre.
Belgu De Bruyne fitoi titullin e ligës dhe Kupën e Ligës me Manchester Cityn.
N’Golo Kante fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsean, dhe së fundi arriti që të fitoj edhe Superkupën e Europës.
Gjersa italiani Jorginho posedon më shumë trofe të fituar nga të nominuarit, pasi përpos suksesit të arritur me klubin, duke triumfuar në Ligën e Kampionëve dhe në finalen e Superkupës, ai arriti të triumfoj edhe në Europinin 2020 me kombëtaren italiane, duke qenë nga lojtarët kyç në këtë triumf të italianëve.
Kujtojmë që çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit të kaluar nga UEFA e kishte fituar Robert Lewandowski.
Ceremonia e zgjedhjes së lojtarit dhe trajnerit më të mirë do të bëhet në Stamboll, të enjten më 26 gusht.

Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...