AC Milan ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit francez Christopher Nkunku nga Chelsea.
26-vjeçari iu bashkua londinezëve në qershor të vitit 2023 nga RB Leipzig, por sezonin e tij debutues e penguan lëndimet, duke e kufizuar në vetëm 14 paraqitje dhe tre gola.
Në total, Nkunku realizoi 18 gola në 62 ndeshje për “Blutë”.
Sipas mediave britanike dhe italiane, marrëveshja u mbyll për një shumë rreth 45 milionë euro.
Francezi ka nënshkruar kontratë afatgjatë me Milanin deri në vitin 2030 dhe do të mbajë fanellën me numrin 18.
Ky transferim shihet si një përforcim i madh për skuadrën e “Rossonerëve”, të cilët synojnë të forcojnë repartin ofensiv për sezonet në vijim./rtk
Tentohet të vidhet Posta Shqiptare në Shkodër
Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë
Tragjedi në kantonin e Argau, 18-vjeçari ngjitet mbi tren, v...
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...
Gjykata cakton datën e seancës për shpërthimin në Ibër-Lepen...