Drita e Gjilanit e zhvillon sonte ndeshjen e radhës në Ligën e Evropës ndaj kampionit të Luksemburgut, Dudelange me fillim nga ora 20:45.
Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë derisa pritet me shumë interes pasi që sfida e parë e zhvilluar pas një jave në Luksemburg u mbyll me shifrat 2:1 në të mirë të vendasve.
Presidenti i Dritës, Valon Murseli ka reaguar me një status para ndeshjes në rrjetin social Facebook duke e bërë një apel për të gjithë tifozët e në veçanti bashkëatdhetarët.
Postimi origjinal i Valon Murselit
Te dashur bashkeatdhetar!Po ju drejtohem pikerisht juve sonte me nje qellim.Duke ditur qe ne cilesine e nje mergimtari edhe une erdha dhe mora ne dore drejtimin e nje klubi siç eshte DRITA dhe per pak kohe arritem klubit t’ia kthejme shkelqimin, tifozeve Intelektualeve t’ia kthejme krenarine dhe lavdine qe me te drejte e kerkonin tash e 15 vite!
Dua qe te gjithe juve qe gjindeni ne vendlindje per pushime te ju bej nje thirrje qe neser te vini masovikisht te gjithe ne stadiumin olimpik Adem Jashari per t’i dhene perkrahje krenarise se republikes FC DRITA-s ne ndeshjen e saj te kthimit kunder kampionit te Luksemburgut.
Mbi te gjitha sonte lojtareve ju duhet perkrahja e madhe per te permbysur rezultatin dhe per te vazhduar tutje per te shkruar historine duke e bere ate qe ne futbollin e Kosoves nuk e ka bere ende askush.
Sonte behu pjese e historise, behu ⚪? ejani te gjithe t’a perkrahim krenarine e Republikes.FC DRITA tani eshte e gjithe Kosoves!Forca DRITA
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...