E ardhmja e sulmuesit Rei Manaj mbetet ende e paqartë teksa klubi i Interit nuk ka vendosur ende se ku do ta huazojë për sezonin e ri.
Krahas interesimit të fortë të Carpit në Serinë B, për 20-vjeçarin është futur në garë edhe klubi spanjoll i Real Oviedos.
Real Oviedo është një skuadër e kategorisë së dytë spanjolle e cila në këtë sezon ka plan ambicioz për të siguruar ngjitjen në La Liga, shkruan Panorama.
Ky klub ka si aksioner kryesor njeriun e dytë më të pasur në botë, Carlos Slim, dhe si trajner ka një nga legjendat e Real Madridit, Fernando Hierro.
Aksident me vdekje në Tiranë, makina përplaset me bordurën a...
Rusia i përgjigjet Zelenskyt: Një klloun dhe një humbës që f...
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri-Serbi
Osmani lajmëron konferencë për media pas takimit konsulativ ...
Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE prezanton raportin...
Përgatitjet për Haxh, BIK del me njoftim për nisjet e para