Problemet nuk kanë të ndalur për FIFA-n, për sa i përket Kupës së Botës që do të zhvillohet në Katar, pasi së fundmi flitet se Tunizia pritet të përjashtohet nga Botërori.
Kjo flitet se mund të ndodhë për shkak të ndërhyrjeve të qeverisë në çështjet e futbollit.
Siç raporton “BBC Sport”, FIFA është e shqetësuar nga komentet e ministrit të Rinisë dhe Sporteve të Tunizisë, Kamel Deguiçe, i cili ka folur për idenë e “shpërbërjes së byrove federale”.
“Çdo mospërmbushje e këtyre detyrimeve mund të rezultojë në vendosjen e gjobave sipas ligjeve të FIFA-s, duke përfshirë pezullimin e shoqatës përkatëse”, shkruhej në letrën e dërguar nga drejtori i shoqatave anëtare të FIFA-së për sekretarin e Federatës së Futbollit të Tunizisë.
Ai shton se të gjithë anëtarët e FIFA-s janë të detyruar ligjërisht të kryejnë punët e tyre në mënyrë të pavarur dhe pa ndikim të panevojshëm nga palët e treta.
Një tjetër që rrezikon të përjashtohet nga Botërori është Irani, për shkak të ngjarjeve të shumta që po ndodhin atje./arbresh.info/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...