Një slloven fiton rol të rëndësishëm në Federatën e Basketbollit të Kosovës

16:28 | 6 Mars 2017

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) e ka emëruar trajnerin e mirënjohur slloven dhe instruktorin e FIBA-s, Tone Krump si kryetar të Këshillit Profesional dhe me të së bashku është duke e hartuar programin për Edukimin dhe Licencimin e Trajnerëve në Kosovë.

Këtij procesi do t’i nënshtrohen të gjithë trajnerët dhe në edicionin 2017/18 në asnjë ligë të Kosovës, të asnjë rangu nuk do të mund të punojnë trajnerët që nuk janë pjesë e programit apo nuk e kalojnë provimin dhe rrjedhimisht nuk do të bëhet lincencimi i tyre.

 

Lajmet më të lexuara