Një rast i ri me COVID-19 është konfirmuar në Premierligë.
Faqja zyrtare e Premierligës ka njoftuar se të hënën dhe të martën janë bërë 1213 testime te lojtarët dhe stafi i skuadrave për COVID-19, ku një person ka dalë pozitiv.
“Premierliga mund të konfirmojë sot se të hënën më 8 qershor dhe të martën më 9 qershor 1213 persona, përfshirë futbollistë dhe staf të skuadrave janë testuar për COVID-19, dhe një prej tyre është pozitiv”, përcjell lajmi.net.
Testimet në Premierligë janë duke vazhduar vazhdimisht, derisa po punohet në rifillimin e sezonit.
Këto testime kanë filluar nga 17-18 maji, dhe deri më tani janë kryer shtatë raunde testimesh.
Tragjedia në Zvicër, shkon në 47 numri i viktimave nga zjarr...
Qytetari nga Ferizaj gjen çantën me para e dokumente persona...
Vjedhje e rëndë në Drenas, grabitet kasaforta me armë, para ...
Man Utd synon ta përforcojë fazën e sulmit me transferimin e...
Zvicra përballë sfidës së identifikimit të viktimave të zjar...
Osmani bën homazhe pranë arkivolit të Nexhat Dacit