Ka kaluar një kohë, ndoshta më e gjatë seç pritej, por Granit Xhaka më në fund duket se ka gjetur formën e tij te Arsenali.
Ai ka qenë shënjestër e kritikëve qysh pas transferimit nga Gjermani, por nuk ka dyshime që reprezentuesi kosovar i Zvicrës tani është adaptuar te gjiganti londinez, shkruan portali arbresh.info.
Ai shkëlqeu kundër West Hamit, ishte shumë i mirë ndaj Manchester Cityt në ‘Wembley’ dhe ishte lojtari më i mirë i Arsenalit mbrëmjen e së mërkurës ndaj Leicester Cityt.
Lexo më shumë: Ylli shqiptar gëzon trajnerin Arsene Wenger
Xhaka ishte “zemra e aksioneve” në takimin ndaj “Dhelprave”. Ai fitoi topin shpesh, mbuloi mbrojtjen dhe furnizoi me topa linjën frontale për aq sa kishte mundësi.
‘Squawaka’ ka publikuar disa statistika rreth 24-vjeçarit për katër ndeshjet e tij të fundit në Premierë Ligë. Xhaka ishte i jashtëzakonshëm me pasime duke kryer rreth 90 për qind të tyre me saktësi./arbresh.info
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: Shteti që e...
Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK