Paris Saint-Germain është vetëm një hap larg historisë, nga triumfi i parë në Ligën e Kampionëve, dhe Luis Enrique nuk dëshiron që kjo mundësi t’i rrëshqasë nga duart.
Në një intervistë dhënë kanaleve zyrtare të UEFA-s, trajneri spanjoll shpjegoi çfarë do të thotë për të ngritja e “kupës me vesh të mëdhenj” në qiell.
“Ajo që më motivon më shumë është të bëj histori me Parisin, sepse pikërisht për këtë erdha: për të fituar Ligën e parë të Kampionëve. E para është gjithmonë më e vështira, siç ishte edhe Kupa e parë e Botës për Spanjën”.
“Dikush duhet të tregojë rrugën dhe të thotë: ‘Ne mund ta bëjmë!’. Nëse ne ia dalim, edhe gjeneratat e ardhshme mund ta bëjnë”, ka thënë Enrique fillimisht.
Gjatë bisedës, ai u ndal edhe te dy vitet e kaluara te PSG.
“Ndryshimi dhe evolucioni i skuadrës janë të dukshme. Qëllimi ynë ishte të krijonim gradualisht diçka ndryshe, që do të tërhiqte lojtarë drejt Parisit. Duhej të bënim blerjet e duhura”.
“Besuam te profili i lojtarëve që kërkonim, si willian Pacho, João Neves dhe Désiré Doué, së bashku me ‘Titis’ (lojtarët e sektorit të të rinjve). Të gjithë na ndihmojnë”.
“Që kur kam ardhur, të gjithë më kanë dhënë besim të plotë dhe asnjëherë nuk jam ndier nën presion. Vitin e kaluar ishim pranë finales, por u eliminuam në gjysmëfinale”, shtoi ai.
“Fitimi i kampionatit, Kupës së Francës dhe Superkupës është diçka e shkëlqyer, por Liga e Kampionëve ka qenë objektivi kryesor i klubit prej kohësh”.
“Unë nuk jam nga ata që planifikojnë të fitojnë tituj pas tre apo katër vitesh. Është si të presësh që të ndalë shiu në qytetin tim, Gijón”.
“Do të vazhdojë të bjerë shi, ndaj duhet të jesh gati për të fituar sa më shpejt që të jetë e mundur”, përfundoi 55-vjeçari./Telegrafi/
Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë i klubeve në botë p...
Aksident në Malësinë e Madhe, kamioni del nga rruga, lëndohe...
Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
KFOR zhvillon stërvitje me helikopterin Black Hawk në Kampin...
Mbingarkesa djeg kabllot në Ferizaj, lë pa rrymë një pjesë t...
Zelensky planifikon të takohet me Trumpin të dielën për të b...