Lideri i Ligës italiane, Matteo Salvini, gjatë një vizite në Toskana është shtyrë nga një grua me ngjyrë e cila madje ia ka këputur pullat e këmishës.
Salvini, partia e të cilët është kundër emigrantëve, ka qëndruar në Pontasieve në afërsi të Firences në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet rajonale që do të mbahen më 20 dhe 21 shtator, transmeton Telegrafi.
“Duket se veprimi ishte i menduar më parë”, ka bërë të ditur policia italiane.
Mediat italiane raportojnë se ajo po kthehej nga puna, kur rastësisht hasi në një grup të mbështetësve të Salvinit dhe shfrytëzoi për ta shtyrë.
Në anën tjetër, Salvini ka thënë se sulmueses do të duhej t’i vinte turp.
“Çdokush mund të ketë qëndrime të ndryshme politike, sportive dhe të besimit, por pa dhunë”, ka shtuar Salvini.
https://www.facebook.com/salviniofficial/videos/735654863882278
Bugaqku: Çka ka ndodhur dje në Kuvend është raund i pavlefsh...
Ende asnjë deputetë në sallë, seanca u lajmërua për në orën ...
Në pritje të seancës, Abdixhiku shihet në ambientet e Kuvend...
A po bëhemi me president? Flet Albin Kurti
Behrami akuzon Kurtin: Po synon ta mbajë Haxhiun sa më gjatë...
Haradinaj: Kushtetuta mund të mbrohet tani vetëm nga sovrani