UEFA ka vendosur gjyqtarin danez, Mikkel Redder si kryesorin për takimin mes Dritës dhe Shkëndijës në UEFA Conference League.
32-vjeçari ka një karrierë të shkurtër mes kampionatit vendas danez, si dhe turneve të UEFA-s si Europa League, Conference League apo Nations League.
Megjithatë, ai ende nuk ka debutuar në Champions League.
Në sezonin aktual, Redder ka arbitruar vetëm dy takime në kualifikueset e Conference League, tetë në Superligën e Danimarkës dhe pjesa tjetër mes Kupës dhe Ligës së Parë daneze, si dhe turneve evropiane për të rinjtë.
Ai do të ndihmohet nga dy bashkëkombasit e tij, anësoret e linjës, Deniz Yurdakul dhe Rene Risum.
Lasse Laebel Graagaard do të jetë gjyqtari i katërt.
Jakob Kehlet do të jetë kryesori në VAR, teksa ndihmësi i tij do të jetë, Jonas Hansen.
Burgimi i përjetshëm për Dardan Krivaqën, avokati thotë se d...
Sinani takon ambasadorin Jashari, diskutojnë për zhvillimet ...
Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative
Situata në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja SHBA-Shqipëri
Pas votëbesimit në Kuvend, ministrat e rinj të qeverisë Rama...
Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal