Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, e ka një listë të gjatë me yjet të futbollit nga e kaluara dhe e tashmja, të i cilët i adhuron, por ai nuk mund ta zgjedhë një si më të mirin e të gjitha kohëve.
Edhe vetë Lewandowski mund ta pretendojë tani të vlerësohet në të njëjtën kategori si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, pasi po vazhdon të shënojë gola pareshtur në Bundesligë dhe në Ligën e Kampionëve.
Idhulli i parë i tij në futboll ishte një legjendë italiane nga e kaluara, derisa edhe ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Francës, Thierry Henry, e kishte një ndikim te sulmuesi polak.
Duke folur në një intervistë për Bild, Leëandoëski tha se një lojtar nuk mund të veçohet si më i miri i të gjitha kohëve.
“Asnjë lojtar i vetëm nuk mund të veçohet. Lojtarët i ndryshojnë epokat. Dikur e bëje ti”, tha Lewandowski duke iu drejtuar Lothar Matthausit, i cili e kishte fituar Kupën e Botës me Gjermaninë në vitin 1990.
“Në 10 apo 15 vjetët e fundit Messi, Ronaldo, Ronaldinho. Para tyre sulmuesi brazilian Ronaldo. Gjithmonë ka talente të jashtëzakonshme. Yjet botërore i dalin që gjërat e vështira t’i bëjnë të duken të thjeshta”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin