Pas fillimit fantastik me dy fitore në dy ndeshjet e para, Bad News Eagles do ta vazhdojnë rrugëtimin e tyre në turneun më të madh në botë në CS:GO, IEM Rio Major, i cili po mbahet në kryeqytetin e Brazilit, Rio de Janeiro.
“Shqiponjat” do të luajnë sonte nga ora 21:00 ndaj ekipit të 25-të në ranglistën botërore, GamerLegion, të cilët dje mposhtën ekipin të dytë më të mirë në botë, Vitality.
Në rast të fitores, djemtë shqiptarë do të kualifikohen për në “Legends Stage”, ku nga 32 ekipe do të kualifikohen 16 më të mirat, e BNE-ja është në rrugë të mirë për ta bërë një gjë të tillë.
Edhe në majorin e fundit të CS:GO, në Antwerp të Belgjikës, i cili u mbajt në prill të këtij viti, Bad News Eagles u kualifikuan në këtë fazë, për t’u eliminuar më pas.
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka