Mediat italiane konfirmojnë se një film në lidhje me karrierën dhe jetën e legjendës së Romës e futbollit italian Francesco Totti është duke u projektuar.
Një film që do të bazohet në autobiografinë që ka bërë e publikuar vetë kapiteni legjendar i skuadrës verdhekuq.
Por kush do ta interpretojë këtë ikonë të futbollit botëror? Ai është aktori i famshëm skocez James McAvoy, që nuk vetëm një tifoz por dhe i apasionuar pas futbollit.
Ai ka një ngjashmëri të madhe me ish-sulmuesin e Romës, ndaj dhe si shihet si kandidati kryesor që do të luajë rolin e Totti në film.
Ka qenë vetë aktori skocez që e ka konfirmuar këtë mundësi. “I ngjaj Francesco dhe jam gati ta interpretoj nëse ma ofrojnë atë rol. Totti është një personazh i jashtëzakonshëm i futbollit. Siç thuhet në futboll, më vini në provë dhe do t’ju treoj se sa vlej”, tha McAvoy.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...