Ruud Van Nistelrooy mbrëmë regjistroi fitoren e parë nën drejtimin e Manchester Unitedit, duke e mposhtu Leicesterin me rezultat 5-2 në kuadër të Carabao Cup.
Nisterlooy e udhëhoqi ekipën pasi Erik ten Hag u shkarkua nga posti i trajnerit disa ditë më parë, shkruan Arbresh.info.
Teksa pas ndeshjes, ai tha se ka biseduar me Ten Hagun para ndeshjes.
“Kam folur me Erik ten Hag para ndeshjes. Në bisedën e parë që bëmë që unë të kthehesha në klub, me të vërtetë ndjeva se ai e donte dhe donte ta çonte këtë klub përpara. Ishte dhimbje që ai duhej të largohej, por edhe krenar për arritjet”, tha ai.
Tutje ai ka folur për të ardhmen e tij në klub.
“Jam i motivuar të qëndroj në Man United. Do të rikthehem te kontrata ime e asistentit që kam këtu për këtë sezon dhe në vijim. Kam ardhur si asistent për të ndihmuar klubin përpara dhe jam ende i motivuar ta bëj këtë në çdo kapacitet”, shtoi tutje holandezi.
Manchester United në fundjavë luan ndeshjen e radhës ndaj Chelseat./Arbresh.info
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...