Randal Kolo Muani ishte goditja e Juventusit në merkaton e janarit në repartin e sulmit.
Futbollisti francez erdhi nga Parisi në formë huazimi dhe ka bërë një debutim fantastik në dy ndeshjet e para në Serie A, shkruan Arbresh.info.
Ai ishte protagonist sot në fitoren me rikthim të Juventusit ndaj Empolit, ku “Zonja e Vjetër” triumfoi me rezultat 4-1.
?? Kolo Muani is off to an incredible start:
✅ 3 goals in his first 2 games
Welcome to Juventus ??? pic.twitter.com/bR3kOBQTNT
— Italian Football TV (@IFTVofficial) February 2, 2025
26-vjeçari shënoi dy gola në këtë triumf. Kurse edhe javën e kaluar me Napolin realizoi në debutimin e tij mirëpo goli i tij nuk vlejti në fund pasi Juve u mposht 2-1.
Në dy ndeshjet e para ka realizuar tre gola dhe po tregon se është një afrim i qëlluar nga drejtuesit e Juventusit.
Bardhezinjtë kanë pasur probleme repartin e sulmit në pjesën e parë të sezonit ku kanë mbyllur shumë ndeshje pa shënuar.
Deri më tani në Serie A, kanë realizuar vetëm 39 gola pas 23 ndeshjeve, teksa ndodhen në pozitën e katërt./Arbresh.info
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...