Xherdan Shaqiri do të largohet nga Lyon me dëshirën e tij për t’u transferuar në MLS.
Kështu është duke u spekuluar tash e disa ditë dhe pretendohet se lojtari ka arritur marrëveshje me Chicago Fire, ku do të fitonte dyfishin e asaj që fiton te Lyon.
Mënyra më e mirë për të harruar problemet e prostatës
Sido që të jetë, në Zvicër nuk e kanë pritur aspak mirë këtë vendim të Shaqirit, i cili megjithatë, ende nuk është zyrtar.
Arno Rossini, një trajner me përvojë të madhe dhe i shumë klubeve në Zvicër, ka folur për këtë çështje shumë i irrituar.
“Në moshën 30-vjeçare, Shaqiri ende mund të luante për një kohë të gjatë duke veshur fanellën e Zvicrës. Por me transferimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të kalonte në plan të dytë për një vend titullari në kombëtare. Ai do të vinte gjithmonë me vonesë nga Amerika për t’u grumbulluar me kombëtaren e tij. Shaqiri gjithmonë ka qenë lojtari më i rëndësishëm i Zvicrës, por tani ai po e braktis për disa para më shumë në fund të sezonit”, tha ai.
“Shaqiri ka luajtur në klube të mëdha si Inter, Bayern Munich dhe Liverpool, por kurrë nuk ka pasur merita kur klubet fitonin trofe”, është shprehur i irrituar Rossini.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...