Sipas të përditshmes italiane Tuttosport, yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo, i është dhënë leja nga qeveria të fluturojë nga Torino për në Portugali edhe pse vendi mbetet i bllokuar për shkak të Covid-19 (coronavirusit).
Cristiano Ronaldo është në Portugali në një vizitë të shkurtër për të festuar ditëlindjen e motrës së tij në shoqërinë e familjes.
Nëna e tij, e cila kohët e fundit kishte goditje në tru, por tashmë ajo është shëruar dhe vizita e lojtarit ishte e pritshme.
Lojtari i Juventusit do të kthehet në Torino të enjten, megjithë kufizimet për udhëtimet brenda dhe jashtë Italisë nga qeveria e këtij vendi për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.
Qeveria Portugeze ka ndaluar fluturimet nga Portugalia për në Itali, megjithatë, sipas Tuttosport, Cristiano Ronaldos i është dhënë leje e posaçme për të fluturuar direkt nga Italia për në Portugali me një aeroplan privat, duke shmangur bllokimin.
Sipas Tuttosport, Cristiano Ronaldo prandaj do të kthehet në stërvitje me Juventus ditën e enjte.
Të gjitha ndeshjet në Serie A janë aktualisht të pezulluara për shkak të shpërthimit të coronavirusit.
Ndeshja mes Juventusit dhe Lyonit (Juve humbi në ndeshjen e parë 1-0) në Ligën e Kampionëve, pritet të zhvillohet me 17 Mars, pas dyerve të mbyllura, deri në një vendim tjetër. /Telegrafi/
Artan Grubi kthehet në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Bl...
Arton Hoti, veterani i UÇK-së nderohet me çmimin “Ambasador ...
Vrasja e “El Mencho”/ Përleshje në Meksikë, presidentja shpa...
Man City s’di të ndalet, gati 75 milionë euro për ylllin tje...
Moti në Shqipëri me kthjellime e vranësira kalimtare
Çështja e Presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun