Nis pjesa e parë e vazhdimeve në mes Italisë dhe Austrisë

23:05 | 26 Qershor 2021
M. A.

Itali – Austri, 0-0

91′ Ka nisur pjesa e parë e vazhdimeve në mes Italisë dhe Austrisë ku asnjëra kombëtare nuk arriti që të fitoj në kohën e rregullt.

90:00 Është mbyllur pa gola koha e rregullt në Wembley në mes Italisë dhe Austrisë. Në pjesën e dytë nuk munguan as rastet nga të dyja kombëtarët, madje Austria shënoi në minutën e 64-të të takimit, por që VAR-i ua anuloi golin për pozitë jashtë loje, ndërsa Italia pati disa raste të mira shënimi por që nuk arriti t’i konkretizojë ato në gol.

80′ Kanë mbetur edhe 10 minuta lojë në mes Italisë dhe Austrisë ku austriakëve iu anulua një gol me VAR pasi që Arnautoviq shënoi por ishte në pozitë jashtë loje.

64′Austria kaloi në epërsi me anë të Arnautoviq përballë Italisë por goli është anuluar nga VAR-i pasi që Arnautoviq ishte në pozitë jashtë loje.

60′ Kanë kaluar një orë lojë në mes Italisë dhe Austrisë ku vetëm goli po vazhdon të mungojë ende pasi që të dyja kombëtaret po kanë rastet e tyre por që nuk po arrijnë t’i konkretizojnë ato.

49′ Është ndëshkuar me karton të verdhë Giovanni Di Lorenzo pas një ndërhyrje të ashpër afër zonës së 16-metërshit ndërsa për protesta u ndëshkua edhe Barella me karton të verdhë.

46′ Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes Itali – Austri në Wembley të Londrës.

45:00 Është mbyllur pa gola pjesa e parë në Wembley në mes Italisë dhe Austrisë. Italianët ishin më kërkues në pjesën e parë duke e goditur shtyllën me anë të Immobile ndërsa Austria ishte në shumicën e kohës duke u mbrojtur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme