Ka nisur sezoni i ri i NBA, ligës më të fortë në botë për basketboll. Gjatë mbrëmjes së kaluar janë zhvilluar dy sfida mes kampionit në fuqi Oklahoma City Thunder me Houston Rockets, si dhe Los Angeles Lakers me Golden Statet Warriors.
OKC ka arritur një fitore të vështirë ndaj Houstonit e cila tashmë ka në ekip një prej basketbollistëve më të mirë në NBA, Kevin Durant, shkruan Arbresh.info.
Kampioni shënoi fitore në vazhdime me rezultat të ngushtë 125-124. Koha e rregullt ka përfunduar 104-104.
Më i dalluari në këtë sfidë ka qenë ylli turk i Houstonit, Alperen Sengun me 39 pikë, 11 kërcime e shtatë asistime.
Teksa për OKC, shkëlqeu MVP i sezonit të kaluar Shai Gilgeous-Alexander me 35 pikë.
Oklahoma përballjen e radhës e ka me Indiana Pacers, ndërsa Houstoni fitoren e parë do ta kërkojë ndaj Detroit Pistons.
Në takimin tjetër mes Lakers e Golden State, triumfuan mysafirët me rezultat 119-109.
Lakers edhe për të përforcuar, e nisën edicionin me humbje, ku u vërejt mungesa e lojtarit më të mirë të gjitha kohërave, LeBron James.
Doncic shkëlqeu tek vendasit me 43 pikë, 12 kërcime e nëntë asistime, por sërish nuk ishin të mjaftueshme për ta shmangur humbjen.
Tek GSW më i dalluar ishte Jimmy Butler me 31 pikë. Teksa lojë të mirë bëri edhe Stephan Curry i cili shtoi edhe 26 tjera e nëntë asistime.
Lakers takimin e radhës e luan ndaj Minnesota Timberwolves, ndërsa Golden State Warriors përballet me Denver Nuggets./Arbresh.info
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...