Edicioni i 16-të i Akull Streetball Cup 2015 ka nisur sonte në Ulpianë.
Garat e Akull Streetball Cup 2015, pritet të jenë joshëse dhe atraktive edhe në këtë verë të nxehtë. Shumë ekipe nga vendet e ndryshme të Kosovës janë të gatshëm për lojën dhe atraksionet që sjell loja e Streetballit.
Adhuruesit e basketbollit për disa ditë do të kenë rastin të shohin nga afër gara dramatike, të cilat i sjell loja e Streetballit.
Në hapje të edicionit të ri të Streetballit i pranishëm ishte drejtoresha për Kultur, Rini dhe Sport e Komunës së Prishtinës, Saranda Bogujevci, si dhe përfaqësuesi i Kompanisë Akulli, Kastriot Halili.
Njëri nga organizatorët e Akull Streetball Cup 2015, Fatos Bajçinovci tha se për dallim nga vitet e kaluar, kësaj radhe është vendosur që Akull Streetball Cup 2015 të luhet nëpër gjitha lagjet e kryeqytetit. Sipas tij, gjysmëfinalet që janë në program të luhen më 23-24 qershor, do të zhvillohen tek Sheshi “Zahir Pajaziti”. Bajçinovci zbuloi edhe fanellat me të cilat do të paraqiten ekipet pjesëmarrës të këtij edicioni në Streetball. Ai falënderoi sponsoret që e kanë kontribuar në organizimin e këtij edicioni si Komunën e Prishtinës dhe Kompaninën e ujit Akulli.
Hapjen e këtij edicioni e bëri drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prishtinës, Saranda Bogujevci. Ajo tha është e lumtur që është pjesë e kësaj ngjarje. Sipas saj, sporti është duke u bërë pjesë e të rinjve.
“Është më të vërtetë kënaqësi më qenë sot këtu me gjithë juve, dhe më vjen mirë që sporti është duke iu ofruar më shumë të rinjve dhe të jetë pjesë e jetës së tyre. Siç e diskutuam më herët sporti po zhvillohet në mëhalla dhe unë vërtetë ndihem mirë që jam pjesë e kësaj që ta përkrahim këtë turne”, ka thënë Bogujveci.
Ndërkaq, përfaqësuesi i Kompanisë Akulli, Kastriot Halili u shpreh i kënaqur që kompania e tij është pjesë e Akull Streetball Cup 2015. Ai shpreson që të ketë më shumë ngjarje të tilla sportive.
“Ne si kompani Devolli Grup me produktin uji Akull, kemi kënaqësi të marrim pjesë në këso evenimente dhe shpresoj se të ketë sa më shpesh këso evente. Kënaquni”, ka theksuar Halili.
Pas Ulpianës, Akull Streetball Cup 2015 do të vazhdojë nesër në Lakrishte, kurse pasnesër në lagjen e vjetër të Prishtinës, platoja te Komuna.
Faton Peci: Ne ndërtojmë ura!
Banorët e ‘Brigadës 153’ në Hajvali përballen me...
Konjufca viziton Odën e familjes Berisha në Siqevë, merr mbë...
Blerim Sallahu takohet me Etem Zejnelin: Shembull i përkusht...
Ukrainë: Një fëmijë në mesin e tre të vrarëve si pasojë e su...
Milani në kërkim të përforcimeve në mbrojtje, tre emra në li...