Skuadra franceze, Nice ka njoftuar se italiani Mario Balotelli do të qëndrojë në klub, duke ia mbyllur përfundimisht derën Marseillet.
Sulmuesi italian nuk u paraqit në fillimin e stërvitjeve para-sezonale, megjithëse ai më vonë u bashkua me skuadrën, me agjentin Mino Raiola që ishte duke punuar rreth një lëvizje te Marseille.
Dje (e hënë), presidenti i Nice, Aiglons, ka thënë se situata ishte ‘e komplikuar’, por tanimë ka njoftuar se SuperMario po qëndron.
Mario Balotelli is returning to Nice! ? pic.twitter.com/ihnjzevMpl
— B/R Football (@brfootball) August 20, 2018
“Vendimi është bërë, Mario Balotelli ka vendosur të qëndrojë në OGC Nice”, thuhet fillimit në njoftimin e Nice në Twitter.
“Është bërë disi e komplikuar në fillim të verës nga një tjetër klub në jug të Francës, por situata është kthyer në normale”.
“Thjeshtë. Qartë. Ashtu si goditja e SuperMario”, mbyllet njoftimi i klubit francez.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër