Violeta Lazarevic do ta mbajë mend gjatë gjithë jetës ndeshjen e dytë finale të “play-off”-it të Ligës së Basketbollit për Femra të Malit të Zi ndërmjet Podgoricës dhe Buducnostit.
Buducnost mbrojti titullin me një fitore prej 71:50, por gjithçka mbeti nën hijen e një skene të pazakontë.
Gjyqtari Stefan Vukovic iu afrua basketbollistes së Podgoricës, Violeta, u gjunjëzua dhe i propozoi me unazë në dorë.
Gjithçka ka ndodhur në minutën e 14-të, teksa lojtarja e kryeqytetasve ishte në vijën e gjuajtjeve të lira.
Pasi Violeta u përgjigj me “po”, gjyqtari i vuri një unazë në dorë, tashmë gruas apo të fejuarës së tij.
Pas këtij momenti, kolegu i gjyqtarit Vukovic, ishte i pari që përqafoi ‘çiftin e ri’.
Më pas lojtaret e të dyja skuadrave vrapuan dhe pasoi një festë në fushë.
— Out of Context Women’s Basketball (@WBBOutOfContext) April 13, 2022
Protesta e 17 shkurtit/Trafiku urban do të jetë pa pagesë
Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, policia gjobit me nga 200 eu...
Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit ...
Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë
17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë...
Klaebo shkruan historinë, fiton medaljen e katërt të artë